Ngjitës çimentoje për EPS - D 1000
Ngjitës i prodhuar me bazë çimentoje dhe materiale të tjera të nevojshme që sigurojnë cilësinë e duhur. Përdoret për ngjitjen e stiroporit, pllakave të ndryshme për mur dhe dysheme, rrjetave dhe materialeve të tjera ndërtimi. Dallohet për karakteristikat e mira fiziko-mekanike.
I Certifikuar sipas Standardeve Evropiane
Material ndërtimi me cilësi të garantuar
Specifikimet Teknike
Informacione të detajuara rreth përdorimit dhe specifikimeve të produktit
- Aplikimi
- Përzieni një qese me 6-7 litra ujë të pastër. Aplikoni me një shpatull me dhëmbëza për ngjitjen e pllakave izoluese EPS. Mos punoni në temperatura nën +5°C.
- Konsumi
- 2-4 kg/m²
- Magazinimi
- Ruhet në paketimin origjinal në një vend të thatë dhe të freskët në temperatura prej +5°C deri +35°C
- Përdorimi
- Koha e punës është 2-3 orë në 20°C
- Afati i përdorimit
- 6 muaj nga data e prodhimit, nëse ruhet siç duhet